Jahja Kokaj mendon se një deputet i PDK-së u tall me të, Glauk Konjufca i thotë “Ai u pajtua me ty”

Jahja Kokaj mendon se një deputet i PDK-së u tall me të, Glauk Konjufca i thotë “Ai u pajtua me ty”

Derisa Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, deputetët e Kuvendit duket se janë të interesuar që të bëjnë sa më shumë ‘gallatë’.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i përmendi emrin shkarazi deputetit të VV-së Jahja Kokajt, duke u pajtuar me të.

Por, Kokaj e kërkoi fjalën ndoshta duke mos e ditur se Haliti po pajtohej me të.

“Deputeti Haliti ma përmendi emrin tim dhe frigoriferin. Unë them që akumulimi i energjisë elektrike bëhet në formën e polarizimit në elektrolit. Tendencat e njerëzve që të ma kapin fjalën në formën e ortografisë, nuk kanë sukses për arsye se këto procese i njoh shumë mirë.” – u shpreh z. Kokaj.

“Ai është pajtuar me ty,” – i tha kryekuvendari Glauk Konjufca, duke mos dashur ta linte që të fliste.

Deputetët duartrokitën fjalën e z. Kokaj, nuk dihet se për çfarë arsyesh. /Periskopi 

Shpërndaje në: