Jahja Kokaj në Kuvend: Ata që dëshirojnë me bë vetëvrasje, veç e lëshojnë gazin në vend të ngrohjes

Periskopi.com Lajme

Deputeti i VV’së, Jahja Kokaj ka bërë një deklarim skandaloz gjatë seancës së Kuvendit lidhur me gazin hidro-karbon, transmeton Periskopi.

Ai përmend se si njerzit mund të bëjnë vetëvrasje duke lëshuar veç gazin.

‘’Ky gaz ka një rrezikshmëri bukur të madhe dhe natyrisht ata që dëshirojnë me bë vetëvrasje vetëm e lëshojnë aty në vend të ngrohjes. E ashtu’’, tha ai.

”Fjala është për gazin hidrokarbon. Dhe si i këtillë ai përdoret për qëllime energjetike, në radhë të parë për ngrohje por mund të përdoret edhe si lëndë e parë për gjenerimin energjisë elektrike. Disa nga kolegët përmenden që ky gaz është alternativë e ripërtritëshme. Nuk është e vërtetë kjo. është burim fosilor dhe si i këtillë gjeneron CO2 dhe Metan”/Periskopi/