Jahja Kokaj: Njani m’pati thënë të kanë hyp si kaçubet – mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet

Jahja Kokaj: Njani m’pati thënë të kanë hyp si kaçubet – mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet

Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetes Eliza Hoxha dhe deputetit Jahja Kokaj.

Debati i transkriptuar – për aq sa arritëm live ta shkruanim – deri tani:

Eliza Hoxha: Është hipokrizi që kryeministri Kurti me e përdorë një terminologji të tillë ‘vëlla’ e ju sot i drejtoheni 500 herë një terminologji të tillë për me e zbutë situatën. Ose jemi institucion.

Jahja Kokaj: Unë jam individ i veçantë. Zonja Eliza, ti e shumë mirë sat ë çmoj, nuk ka kuptim kështu me m’thanë ti mu, që e dini ju që, kur të ndahen burri e gruaja mes vete, thonë mos ndërmjetëso fëmijët, fëmijët nuk munden me qenë në kusuritje. Unë e njoh karakterin tuaj, jeni shumë e butë.

Unë jam Jahja Kokaj s’ke nevojë ti me më lidh me atë tjetrin atë tjetrin, kur m’ka thënë njëni se t’ka hyp si kaçubet dikush, jo mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet, prandaj ma motër çika ime a qysh me të thënë.

Eliza Hoxha: S’jam as motra as çika jote, ok. /Periskopi/

Shpërndaje në: