Jahja Kokaj ‘trullos’ Rrahman Jasharajn dhe krejt Komisionin: Çka tha kështu?

Jahja Kokaj ‘trullos’ Rrahman Jasharajn dhe krejt Komisionin: Çka tha kështu?

Me të marrë fjalën deputeti i VV’së, Jahja Kokaj para Komisionit për Arsim të gjithë  deputetëve iu humb koncentrim, shkruan Periskopi.

Pra kur flitet për deputetin Kokaj, pra duhet të kemi të qartë që bëhet fjalë për ‘shkencë’.

Ai me fjalimin e tij të sotëm, arriti të ‘trullos’ jo vetëm Jasharajn aty por tërë komisioni, duke filluar me përmendjen e ALFA, GAMA, OMEGA, e deri tek lidhja e fijeve trunore.

“Për çdo ditë bëhet lidhja e fijeve trunore, detyra e mësuesit është jo vetëm të hudh informacione si në shportë të mbeturinave, por të ndez vatrën e  cila vazhdimisht vazhd0on në kuptimin psikologjikë që është e lidhur me informacionet trunore dhe lidhja bëhet sidomos deri në moshën 17 vjeçare.”

Një pjesë e fjalimit të tij në komision:

Si kolegë i juaj që jap mësim në shkollë fillore, si kolegë i juaj duhet të vazhdoj me pyetje. A ka mundësi të ndërpresim sot grevën. Siç e dimë ne që alfa është Kuvendi prandaj, a ka mundësi që sot ti kthejmë fëmijët në shkolla, dhe ne jemi me juve. Masdite të kthehen fëmijët në shkollë.

Diskutimi im është.

Në pandemi kemi humbur orë, unë e kam bërë një studim, meqë jam ekspert në përpunimin e informacioneve, e kam bërë një aktivitet dëmtimin që janë shkaktuar në pandemi. Ne kemi ardhur në përfundim se është një dëmtim shumë i madh, jo veç në aspektin kognitiv, po edhe atë emocionale, që lidhen me alfa geta, gama. Për çdo ditë po bëhet dëmtim emocional.

Për çdo ditë bëhet lidhja e fijeve trunore, detyra e mësuesit është jo vetëm të hudh informacione si në shportë të mbeturinave, por të ndez vatrën e cila vazhdimisht vazhdon në kuptimin psikologjikë që është e lidhur me informacionet trunore dhe lidhja bëhet sidomos deri në moshën 17 vjeçare.

 

Shpërndaje në: