Jahjaga: Ekspertët thonë se nuk ka shkelje gjatë demarkacionit

Jahjaga: Ekspertët thonë se nuk ka shkelje gjatë demarkacionit

Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion dhe është me standard ndërkombëtare, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.
Ajo ka deklaruar se “nga aspekti ligjor dhe teknik ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit”.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media ajo ka thënë se ekspertët kanë vlerësuar se procesi i është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.
“Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar se ky proces është dashur të jetë më transparent, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat dhe gjetjet gjeodezike”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në: