Jahjaga kishte nënshkruar ndërtimin e Spitalit për Fëmijë në Prishtinë, që sot e inaguruan edhe Osmani e Kurti

Jahjaga kishte nënshkruar ndërtimin e Spitalit për Fëmijë në Prishtinë, që sot e inaguruan edhe Osmani e Kurti

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kanë përuruar sot Spitalin për Fëmijë në Prishtinë.

Marrëveshjen për ndërtimin e këtij spitali, e kishte nënshkruar ish-presidentja Jahjaga në vitin 2015 me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ish-presidentja Jahjaga njofton në Facebook:

“Sot, inauguruam Spitalin për Fëmijë në Prishtinë. Udhëtimi nga viti 2015 kur u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit, një donacion gjeneroz prej 22 milion Eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe, e deri tek inaugurimi i sotëm ishte i gjatë dhe sfidues.  Por, vullneti i fuqishëm na dhuroi durimin dhe na ndihmoi të kapërcejmë të gjithë pengesat.  Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe familjes mbretërore për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Kosovës, mirëqenies së popullit tonë dhe të ardhmës së tij.  Ndërtimi i Spitalit për Fëmijë është, padyshim, një shenjë e fuqishme e miqësisë dhe partneritetit që kemi me Emiratet e Bashkuara Arabe.  Së bashku, jetësuam një ëndërr duke realizuar një projekt modern e të sofistikuar, i cili do t’u lehtësojë fëmijëve trajtimin spitalor dhe do t’i kursejë shtetit miliona Euro që më parë ishin shpenzuar për shërimin e pacientëve jashtë vendit.  Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe investimi në mirëqenien e tyre është i domosdoshëm! Fëmijëve të sëmurë do t’u kthejmë buzëqeshjen, e prindërve të tyre do u kthejmë shpresën e besimin në shtet dhe në aleancat tona ndërkombëtare”, ka shkruar Jahjaga.

 

Shpërndaje në: