Jakup Krasniqi – Bardhyl Metës: Ju s’keni as rrënjë as trung

Jakup Krasniqi – Bardhyl Metës: Ju s’keni as rrënjë as trung

Jakup Krasniqi sot ka kritikuar Avdullah Hoti i cili shkuarjen e tij në Amerikë e ka arsyetuar duke thënë se ‘ka shkuar si përfaqësues i LDK’së’, shkruan Periskopi.

Krasniqi në reagimin e tij, shkroi sot se ‘nëse të gjthë shkojnë si përfaqësues partish, atëherë kush shkon për ta përfaqësuar Kosovën’. Për këtë veprim të Hotit, Krasniqi shkruante se ‘e bëjnë vetëm ata që s’marrin vesh gjë nga politika’.

Mirëpo menjëherë figura të ndryshme nga LDK nisen sulmet ndaj Krasniqit, duke i thënë se ‘po kthehej tek rrënjët e veta’ pra në PDK, sepse sipas tyre ‘ai po e mbronte Kadri Veselin’.

Kështu të paktën nënkuptonte Bardhyl Meta i LDK’së në një reagim kundër Krasniqit, por vec tij, kishte edhe figura të tjera që reaguan ndaj Krasniqit.

Në reagimin e fundit, Krasniqi shkruan në Facebook se ‘rrënjë e trung e ka atdheun’ e jo partitë politike ndërkaq shkruan se ‘disa nuk kanë as rrënjë as trung’.

Ja postimi i plotë i Krasniqit në FB:

ATYRE QË NUK KANË AS RRËNJË E AS TRUNG​

Për mua që kam një gjysmë shekulli në angazhimin politik, rrënjë e trung kam atdheun e kombin. Partitë i konsideroj vetëm degë nga të cilat kur zbres nuk ju kthehem më.

Në demokraci partitë i shoh vetëm si instrumente të shtetit e të kombit për progres shoqëror e zhvillim ekonomik. Si instrumenta në shërbim të publikut.​

Mbase dikush edhe mund të mendoj si dhelpra të cilës i ishte djegur bishti e thoshte: “ u dogj dynjaja”. Në fakt ishte djegur vetëm bishti i saj!​

Ndoshta ata që nuk kanë rrënjë e as trung, llogarisin në vetën e tyre! Atyre edhe ju besoj se
të gjithë të tjerët i shohin vetëm si vetën e tyre!​

Në rrugëtimin tim politik, jam mbështetur vetëm në krahët e bindjet e mia politike.

Shpërndaje në: