Jam mësues dhe jetoj në një kombi

Jam mësues dhe jetoj në një kombi

Nëse do të mendoja, se pas 10 vitesh si mësimdhënës, do të flija prapa në furgon [kombi], a do ta bëja këtë gjë?

I kam dy thasë për fjetje, dy çarçafë, një qebe [batanije] dhe një kapelë me lesh, por jam i lumtur. Jam i lumtur të shkoj në punë në ora 7 e gjysmë në mëngjes e të punoj deri në 8 e gjysmë të mbrëmjes, të ushqehem në bufenë e shkollës, të lahem e të krihem në banjot e saj. Më kënaq kjo rutinë. Unë jam i pari që mbërrij në shkollë menjëherë pas pastruesit, dhe i fundit që dalë prej saj. Funksionon, sepse kështu edhe duhet.

Shtëpia e familjes sime është 100 kilometra larg shkollës. I ka 90 minuta rrugë dhe një park të madh kombëtar ndërmjet. Udhëtimi i gjatë s’ishte kurrë diçka e kapshme, e veç kësaj shtëpia nuk ka rrota për ta lëvizur, kështu që më doli në ndihmë i dashuri kombi. Në fillim, mendova se kështu do t’ia bëja veç për një farë kohe – mendova se do të gjeja një punë tjetërkah, diku më afër shtëpisë – por për krishtlindje, pa një alternativë të qëndrueshme, nënshkrova kontratën e re.

Kjo nuk është e vetmja shkollë në të cilën kam punuar, por është e vetmja për të cilën do të jetoja kështu; larg gruas sime, familjes, dhe rehatisë shtëpiake.

“Vdes për rehatinë e parehatshme të kombit, për vetminë dhe aventurën.”

Për gjashtë vjet unë u kënaqa të shihja se si puna ime kishte efekt të madh. Për gjashtë vjet unë bëra ndikim domethënës te fëmijët nën përkujdesjen time. Unë bëj shaka ndonjëherë duke thënë se ne shpëtojmë jetëra njerëzish. Por, është e vërtetë.

Kur u martova, shkova nëpër lartësi trullosëse: një shkollë e re afër shtëpisë. Ishte katastrofë. Observimet e punës ranë nga ‘e mahnitshme’ në ‘kërkohet përmirësim’. Më mundonte shumë stresi. Observimi i fundit më dha goditjen e nevojshme. U ndjeva se ai ishte një mësim i jashtëzakonshëm për mua.

Të mësoja fëmijët në atë vend nuk ishte diçka për mua. Nuk kisha as vetëbesim e as dashuri për mësimdhënien. Dhurata ndarëse ishte një përshkrim ilaçesh.

Kështu, pas një viti u ktheva, te shkolla që e doja, te fytyrat miqësore, te zemrat e ngrohta dhe nxënësit e mi: themelet e një shkolle të mirë, themelet e një jetëgjatësie dhe suksesi.

Këtu, ne mund të zbulojmë dhe eksplorojmë. Leksionet të tregojnë rrugën për reflektime për botën reale. Mësimi i tretë, djemtë e shohin që Shejkspiri [Shakespeare] e përqesh mënyrën se si djemtë e rinj i shohin gratë, që Merkutio [Mercutio] është një krijesë e keqe dhe jo e lumtur, që Romeo është një gabim i madh. Nxënësit vetë i shohin këto.

Ka shumë sfida në hotelin tim lëvizës ku banoj i vetmuar. Kur netët bëhen të ftohta, secili port ishte vazhdimisht e më i vetmuar.

Dhe unë kam premtuar se do të rri në po atë shkollë edhe vitin që vjen, pavarësisht vështirësive.

Nxënësit më pyesin: “A do t’iu kemi këtu vitin që vjen, zotëri?”

Unë iu them: E kam një intervistë. Ta shohim.

Përkthyer nga Periskopi me shkurtime prej The Guardian.

Shpërndaje në: