James bëhet me klub të ri
James Rodgriguez së shpejti do të vesh fanelën e Man United-it.
Sipas të përditshmes madrilene Marca, Real Madridi janë të gatshëm që të heqin dorë nga futbollisti i tyre James Rodriguez, në rast se ndonjë klub paguan për të më shumë se 75 milionë euro.
Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e teknikut francez, Zinedine Zidane dhe rrjedhimisht i ka nisur kërkimet për një klub të ri. Siç duket Man United-i është destinacioni i tij i ardhshëm./Periskopi/



