Jamie Carragher thotë se Liverpooli e ka humbur tërë respektin me gjestin e fundit

Jamie Carragher thotë se Liverpooli e ka humbur tërë respektin me gjestin e fundit

Liverpooli po kritikohet shumë pasi Liverpooli e largoi nga puna stafin që nuk merret me pjesën sportive në klub gjatë krizës së koronavirusit.

Vendimi i marrë nga klubi do të ndikojë që stafi të marrë 80% të pagës nga shteti, ndërsa vetë klubi do ta paguajë 20% tjetër, transmeton Periskopi.

“Të Kuqtë” janë klubi i dytë nga top gjashtëshja që e merr këtë vendim, pas Tottenhamit, gjë që ka nxitur debat.

Pse klubet që kanë korrur suksese të mëdha financiare së fundmi të mundohen ta shtjerrin shtetin, kur biznese të tjera shumë më të vogëla kanë vështirësi të mëdha dhe po falimentojnë?

Definitivisht është shumë kontraverse dhe moralisht e gabuar. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë, madje edhe legjenda e klubit, Jamie Carragher e ka kritikuar skuadrën nga “Merseyside”, duke thënë se ka humbur respektin.

Carragher shkroi: “Jurgen Klopp tregoi empati për të gjithë në fillim të pandemisë, lojtarët seniorë u përfshin duke pranuar ulje pagash. Pastaj, tërë ky respekt dhe vullnet i mirë u humb, dobët kjo LFC.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: