Janë 26 të vdekur: 4 prej tyre ishin poshtë moshës 40 vjeçare

Janë 26 të vdekur: 4 prej tyre ishin poshtë moshës 40 vjeçare

Më në fund është hapur linku i detajeve të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë për personat që humbën jetën nga pandemia.

Nuk janë 32 siç shfaqnin gabimisht të dhënat e paraqitura por janë 26.

Prej tyre, 15 janë burra dhe 11 janë gra, përcjell Periskopi.

Ajo që lë përshtypje të keqe është se, katër nga të vdekurit ishin poshtë moshës 40 vjeçare. Tre prej tyre nga 30 deri në 39 vjeç, dhe një nga 20 deri në 29 vjeç.

Grupmosha që e pësoi më së rëndi këtë 24 orësh është ajo 70 deri në 79 me nëntë persona që humbën jetën./Periskopi

Shpërndaje në: