Januzaj mund të vazhdojë në Spanjë, klubi i njohur i dërgon ofertë

Januzaj mund të vazhdojë në Spanjë, klubi i njohur i dërgon ofertë

Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë, pavarësisht interesimit nga klubet jashtë saj.

Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe sipas raportimeve nga Spanja, klubi i ka dërguar tashmë një ofertë lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Detaje tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo dihet se Januzaj mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” si lojtar i lirë.

Reprezentuesi belg së fundi ishte pjesë e Real Sociedadit, klub me të cilin i skadoi kontrata më 30 qershor.

Everton, West Ham United e Napoli thuhet se janë klubet tjera të interesuara për 27-vjeçarin.

 

Shpërndaje në: