Januzaj thellësisht i prekur me vdekjen e tifozit besnik të Sunderlandit (Foto)

Januzaj thellësisht i prekur me vdekjen e tifozit besnik të Sunderlandit (Foto)

Ai u bë i njohur si tifozi më besnik i skuadrës angleze të Ligës Premier, Sunderland.

 Bradley Lowery ka ndërruar jetë pas një luftë të gjatë me kancerin.

Bradley ishte diagnostikuar me neuroblastoma në vitin 2013, por bëri aq shumë në jetë sa do të kujtohet për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Pas shumë reagimeve të yjeve botërore edhe Adnan Januzaj, i cili ishte i huazuar te Sunderland nga Manchester United, ka shprehur pikëllimin me largimin e gjashtëvjeçarit prej jetës.

“Frymëzim për të gjithë ne! Qofshi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Januzaj në Facebook teksa publikuar edhe një fotografi të Bradleyt.

Ndryshe, djaloshi pritet që me një ceremoni madhështore ku pritet të jenë edhe disa futbollistë do të dërgohet për në banesën e fundit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: