Japonia dhe NATO rrisin bashkëpunimin në mes tyre: Pajtohen për ushtrime të përbashkëta

Japonia dhe NATO rrisin bashkëpunimin në mes tyre: Pajtohen për ushtrime të përbashkëta

Zyrtarët japonezë dhe të NATO-s janë pajtuar të martën për të rritur bashkëpunimin ushtarak dhe për ushtrime të përbashkëta teksa ata ndajnë shqetësime të njejta që pushtimi rus i Ukrainës është duke e përkeqësuar ambientin e sigurisë në Evropë dhe Azi, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nubou Kishi pas takimit me shefin e Komisionit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, tha se Japonia shprezon të fuqizojë marrëdhëniet e saj me vendet evropiane dhe se mirëpret zgjerimin e NATO-s në regjionin Indo-Paqësor.

“Siguria e Evropës dhe Azisë është e lidhur ngushtë, veçanërisht tani që komuniteti ndërkombëtar po përballet me sfida serioze”, tha Kishi.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, është ftuar për në samitin e NATO-s këtë muaj dhe raportohet se ai po shqyrton këtë mundësi, që do ta bënte atë liderin e parë japonez që merrë pjesë në një samit të NATO-s. /Periskopi/

Shpërndaje në: