Japonia jep dënimin e parë për shkak të ‘Pokemon Go’

Më 23 gusht, një shofer, Keiji Goo, që ishte duke luajtur lojën virutale ndërkohë që po ngiste automjetin e tij, kishte shtypur dhe vrarë një grua 72-vjeçare dhe kishte plagosur rëndë një tjetër që ishte duke kaluar rrugën në qytetin e Tokushima.
Akuza kishte kërkuar fillimisht 20 muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës ishte shprehur se i dënuari nuk ka ndërmend që të apelojë vendimin.
Në dhënien e dënimit, gjyqtari theksoi neglizhencën e rëndë të shoferit që për shkak të shpërqëndrimit nuk arriti t’i paraprijë kësaj fatkeqësie.
Që prej 22 korrikut, data e lançimit të lojës shumë popullor të markës Nintendo që nëpërmjet smartfonit përdor teknologjinë GPS, në Japoni janë verifikuar edhe dy incidente të tjerë me pasojë vdekjen.