Jasharaj: Albin Kurti bërë shaka pa kripë me mua

Jasharaj: Albin Kurti bërë shaka pa kripë me mua

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është duke ndërmjetuar një marrëveshje të mundshme mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, për të cilën të hënën paralajmëroj se është afër një marrëveshjeje mes palëve.

Qelaj gjatë një intervistë televizive të hënën, është shprehur optimist se sot (e marte) do të arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës, por këtë kryetari i Këshillit Grevistë, Rrahman Jasharaj e ka cilësuar si “entuziazëm të parakohshëm” nga avokati i Popullit.

Jasharaj ka thënë sot se akoma nuk ka lëvizje drejt një marrëveshjeje të mundshme, ndërsa ka përmendur vërejtjet që janë dhënë nga BSPK-ja dhe SBASHK-u në versionin e marrëveshjes së propozuar nga avokati i Popullit.

“E konsideroj si një optimizëm të parakohshëm të avokatit, ngase ai ka dërguar një version të tij të mundshëm që të bisedojnë palët, mirëpo kam vërejtur se BSPK-ja dhe SBASHK-u kanë parë vërejtje në versionin e avokatit të Popullit, por uroj që Qeveria në komunikim me avokatin si ndërmjetësues të lëvizë nga barrikadimi dhe stili merre ose le. Nëse kjo ka ndodhur që ne nuk e dimë ende në presimi dhe ne jemi në gatishmëri të komunikojmë e dialogojmë e të ulemi në takime të vazhdueshme me Qeverinë, por jo takime si ai i fundit me kryeministrin kur nga e gjithë nga ai angazhim doli dhe shfrytëzoi duke nxjerrë fjali nga konteksti e duke e kthyer gjithë takimin në humor pa krip”, ka deklaruar Jashari.

Ai tha se aktualisht nuk kanë asnjë sinjal se një marrëveshje e tillë mund të arrihet, ndërsa përsëriti kërkesën që Qeveria të lëvizë nga, siç e quajti ai, “barrikadimi”.

“Për momentin nuk kemi asnjë sinjal ose ftesë nga avokati ose Qeveria për takim, e konsideroj si entuziazëm të parakohshëm të avokatit. Uroj që të ndodhë më e mira e mundur që palët të ulen, por takimin e radhës të jemi palë të barabarta, por jo të bëhet takimi sa për të thënë e Qeveria të mbetet në atë që ka thënë para dy-tri javësh, që anëtarësia nuk i ka pranuar dhe nuk i pranon”, deklaroi Jasharaj.

Kujtojmë se greva në arsim ka hyrë në javën e tretë.

Shpërndaje në: