Jasharaj: Ishim të gatshëm për kompromis, Kurti mbeti në qëndrimin ku ishte  

Jasharaj: Ishim të gatshëm për kompromis, Kurti mbeti në qëndrimin ku ishte  

Rrahman Jasharaj i SBAShK-ut, ka thënë se grevistët kanë refuzuar 50 për qindëshin e pakos por megjithatë, ishin të gatshëm të bënin një kompromis. Por thotë se në takim nuk morën asgjë pozitive.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur në mes të Këshillit Grevist, kryeministrit Kurti ministres Nagavci dhe ministrit të financave, Murati.

Takimi ishte goxha i gjatë, të dy palët i kanë thënë mendimet dhe idetë e tyre.

Si grevistë rikujtuam kryeministrit kërkesat tona legjitime. Ata na treguan për angazhimet që kanë bërë.

Takimi ishte përmbajtësor por për momentin nuk kemi ndryshime.

Qeveria qëndron në deklaratat që i dini lidhur me pakon, ne qëndrojmë si zë i punëtorëve të sektorit publik, i dini, që të jemi të pranishëm, të ndikojmë pozitivisht në ligje, me praninë tonë në Komisione.

Temë e nxehtë ishte edhe pakoja, ata e kanë dhënë pa diskutim me ne, ne instituam që kjo shuma e përmendur që nuk është pranuar nga asnjë grevist në Kosovë, ishim të gatshëm të bënim një kompromis për hir të situatës por qeveria mbeti aty dhe në këtë situatë nuk ka arritje.

E mira është që filloi dialogu, uroj që kryeministri Kurti të mos na i mbyll dyert. Besoj se kryeministri Kurti me stafin e tij do të analizojë.

Lajmi më i mirë është se dialogu filloi”, ka thënë Jasharaj./Periskopi/

Shpërndaje në: