Jasharaj: Ligji i Pagave u kthy në mister – Çka i ka kushtu Hekuran Muratit me na thirrë

Jasharaj: Ligji i Pagave u kthy në mister – Çka i ka kushtu Hekuran Muratit me na thirrë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka treguar në emisionin ‘Kallxo Përnime’ pse kanë vendosur për grevën njëorëshe që është planifikuar të mbahet nesër në sistemin arsimor.

Sipas Jasharajt, neglizhenca dhe mungesa e dialogut për Ligjin për Paga nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka qenë një prej arsyeve kryesore.

“Kemi vendosur për këtë grevë sepse s’kemi nga t’ia mbajmë më. E keqja e të gjithave është që kjo nuk ka ndodhur vetëm me  SBASHK-un mungesa e dialogut. Kemi bërë shkresa, e kërkesa ne si SBASHK mund ta kuptojmë kryeministrin Kurti se ka punë të tjera dhe ai mbase do të duhej të takohej me kryetarin e BSPK-së që jemi edhe ne, por nuk mund t’i kuptojmë hezitimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që përveç është ministër edhe i Punës dhe duhet të jetë flamurtar i dialogut social”, tha Jasharaj.

“E keqja pse ka ardhur deri këtu është mungesa totale e dialogut.. Kemi kërkuar takime me ministrin Hekuran Murati, i cili nuk e ka bërë asnjë takim as me ne as me sindikatat e tjera. Pra, opinioni duhet të kuptojë që çështjet pse kanë ardhur deri këtu mungesa totale e gatishmërisë për dialog”, tha më tej Jasharaj.

Ai po ashtu tha se Projektligji për Paga është bërë ‘mister’.

Ligji i Pagave është kthyer në mister, po punohet, ka shkuar tek Murati dhe shkoi tek Murati. Por çka i kushtoi Muratit dhe të tjerëve që t’i thirrë sindikatat dhe t’i thotë ja kapacitetet buxhetore, me ligjin kemi arritur deri këtu, çfarë po thoni edhe ju dhe ne do ta kishim një informacion zyrtar”, shtoi Jasharaj në ‘Kallxo Përnime’.

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se nesër do të mbahet grevë njëorëshe në gjithë sistemin e arsimit, si shenjë pakënaqësie për mos miratimin e Ligjit për Paga.

 

Shpërndaje në: