Jasharaj: Me ia pas çu Presidentit Biden 82 kërkesa do t’i ndante 5 minuta për ne – 82 sosh ia bëmë Kurtit para grevës  

Jasharaj: Me ia pas çu Presidentit Biden 82 kërkesa do t’i ndante 5 minuta për ne – 82 sosh ia bëmë Kurtit para grevës  

(E plotësuar) Rrahman Jasharaj thotë se kryeministri Albin Kurti, i pati 82 kërkesa për takim, para se të fillonte greva.

“Me ia pas çu Bidenit 82 kërkesa ndoshta i kish gjetë 5 minuta për ne. Për veti s’isha përkulë kurrë pashë zotin, të lutem me i thënë kryeministrit.

Kërkesat tona i ka realizuar MASHT gradualisht, por jo të gjitha.

Ku ka dëshmi ma të madhe se ne jemi të sinqertë për mos me pasë këtë situatë. Kemi deklarata pompoze (nga qeveria) që këta janë kështu, këta janë kështu.

Qeveria e Kosovës është fajtori i vetem, sot me na thirrë shkojmë, ulemi dhe diskutojmë”, tha ai.

Jasharaj: Kurti me ofertë ‘merre ose lëre’ – nuk pranoj me m’thanë ti e lëshon grevën, ti e ndalë

Rrahman Jasharaj thotë se është i gatshëm të lëviz, por se Kurti nuk po iu ofron asgjë.

Ai dha detaje nga takimi dy orësh me Kurtin.

“Në takimin dy orësh nuk na është ofru asgjë o mere o lëre, n’dashi kështu mirë, mos dashi vazhdoni.

Asnjë ofertë as me shkrim as me gojë, o merrni o leni dhe nuk kam deklaru asgjë para anëtarësisë.

Nuk jam ndi mirë besoni.

Nuk pranoj me m’thanë ti e ndalë grevën, ti e lëshon grevën”, tha ai, përcjell Periskopi.

“Me dashtë Albin Kurti, Arbërie Nagavci dhe Herkuran Murati sot përfundon greva. Nëse i kemi 67 për qind analfabetë, mbyllni shkollat mos harxhoni rrymë e ujë badihava, nuk është e vërtetë kjo, por është sulm direkt ndaj mësuesit.

Mu po më kushton shumë se flas ashtu si mendoj. Mosni se doni me kriju këso ambiente me qëllim. Krijoni kushtet, respektoni kërkesa, realizoni kërkesa, ata thonë vetë po e mbyllim grevën.

Orientojeni dialogun ndaj fajtorit, qeveria është fajtori. Le t’i realizojë kërkesat dhe ndalet greva.

Nuk e kam nis unë grevën nuk muj me ndalë unë grevën. Është në dorën e anëtarësisë, nëse thonë deri në pranverë unë s’un e ndali grevën deri në pranverë.

A mundemi na me iu thanë anëtarëve tonë, edhe 18 muajve duroni me këto cmime, e mas 18 muajve hyn në fuqi Ligji i Pagave”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: