Jasharaj mesazh Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell

Jasharaj mesazh Kurtit: Turp të qëndroni në Amerikë, e të mos jeni këtu para njerëzve që po rrinë në diell

Kryetari  SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj i ka çuar mesazh Albin Kurtit në Amerikë, transmeton Periskopi.

Jasharaj bashkë me qindra punëtorë të shtetit ka dalë në protestë para qeverisë.

‘’BSPK tani nuk është e vogël, por shumë e madhe. Qeveria sot po e sheh se nuk po flet Rrahmani, por punëtoria e Kosovës. Rrnoftë punëtoria e Kosovës. Qeveri këta janë njerëzit tu, i kanë sytë drejt teje.  Turp të qëndroni në Amerikë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve që po rrinë në diell. Pas kësaj proteste, do të ketë veprime edhe më të rënda të cilat ne nuk i duam, por ju si duket po i doni. Heshtja e qeverisë, dhe ikja nga dialogu i bie që ne kemi të drejtë. Ne duam Ligjin e Paga, një që e punojmë edhe ne. Qeveria le të tregohet që është e tillë. Këta janë njerëz që më 90’ta i thanë pushtuesit jo. Shteti po tallet me ta. Ne jemi këtu, ose do të bisedojmë ose do të shkojmë me greca të përgjithshme.’’, tha ai./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: