Jasharaj për grevat ndaj Qeverisë: Në vend të ziles në shkolla do të dëgjoni diçka tjetër

Jasharaj për grevat ndaj Qeverisë: Në vend të ziles në shkolla do të dëgjoni diçka tjetër

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të reflekojë sa i përket Ligjit për Paga.

Ai ka paralajmëruar një protestë të kufizuar për datën 4 dhjetor, derisa nëse nuk reflekton Qeveria do të ketë grevë të përshkallëzuar.

“Grevë një-orëshe, dy-orëshe, e pastaj grevë të plotë” – e përshkroi z. Jasharaj nisjen e grevës dhe eskalimit të saj derisa u shpreh se për një gjë të tillë ishte i detyruar.

SBAShK ka kërkuar edhe implementimin e kontratës kolektive.

“Jemi të obliguar nga zëri i anëtarësisë tonë, nga çerdhet e deri në universitet” – vazhdoi ai.

“Prej janarit, në vend të ziles në shkolla do ta shihni aty shënimin “grevë”” – vazhdoi z. Jasharaj, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, diskutimet në SBAShK po vazhdojnë. /Periskopi

Shpërndaje në: