Jasharaj: Po flas nga autobusi Prishtinë – Pejë, paratë në bankë i ruaj për varrimin tim

Jasharaj: Po flas nga autobusi Prishtinë – Pejë, paratë në bankë i ruaj për varrimin tim

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se udhëton me autobus në relacionin Prishtinë-Pejë. Ai në një lidhje direkte për Kanal 10 tha se po flet nga autobusi i kësaj linje.

Jasharaj që drejton sindikatën e arsimit në Kosovë u shpreh se e ndan fatin me qindra pasagjerë.

Po flas nga autobusi i linjës Prishtinë – Pejë. Unë e ndaj çdo ditë fatin me qindra pasagjerë. Vazhdoj të ruaj paratë në Pro Credit për varrimin tim”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari i ka reaguar me një letër publike organizatës ORCA

Jasharaj ka thënë se ka një shtëpi modeste në Pejë. Ai thotë se për ta riparuar kulmin e shtëpisë është detyruar ta tërheq 10 përqindëshin nga Trusti.

Jasharaj ka deklaruar se në bankë i ruan paratë për varrim, pasi është në moshë dhe shëndetin nuk e ka të fortë.

“Dibrani dhe ORCA e thanë se paskan dokumente që tregojnë për pasurinë time, por se nuk paska arritur t’i printojnë. Unë nuk jam hajn as milionerë. Kam një shtëpi modeste në Pejë dhe kemi një makinë të thjeshtë që ia bleva si dhuratë vajzës sime duke hyrë në kredi për çka banka ka dokumente për këtë. Për ta riparuar kulmin e shtëpisë u detyrova të tërheq atë 10 % nga Trusti dhe në bankë mundohem të ruaj pa harxhuar shumën sa kushton një varrim sepse jamë në moshë dhe shëndetin nuk e kam si duhet. Pasuria ime më e madhja janë familja ime , nderi , krenaria që jam kryetar i SBASHK-ut dhe respekti i punëtorëve të arsimit dhe qytetarëve tjerë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Jasharajt.

Shpërndaje në: