Jasharaj tha se nuk do i kompensojnë orët e humbura, Nagavci i përgjigjet

Jasharaj tha se nuk do i kompensojnë orët e humbura, Nagavci i përgjigjet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot është pyetur se çka do të ndodh me orët e humbura mësimore, përderisa SBASHK thotë se nuk do kompensohen, transmeton Periskopi.

‘’Dëshpëruese të thuhet se orët nuk do kompensohen. Të thuhet me kaq lehtësi, vec e vështirëson situatën. Kompetencat për caktimin  e kalendarit shkollor i takojnë MASHTI. Do ta analizojmë me kujdes, dhe do ta bëjmë më të mirën që sadpopak të kompensohen dëmet që po u shkaktohen nxënësve. Nga ana jonë do përpiqemi të arrihet maksimumi i asaj që është e arritshme. ‘’, tha ajo.

Kujtojmë që sot nuk pati marrëveshje Sindikata-Qeveri./PERISKOPI/

Shpërndaje në: