Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Muaj të lavdisë, kthesës, e sakrificës e ka quajtur muajin nëntor, Bekim Jashari. Ai tha se falë sakrificës së familjes së tij dhe shumë dëshmorëve, sot Kosova është e lirë.

Jashari në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes në skenë të UÇK-së, ka bërë homazhe në kompleksin ku prehen trupat e më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari.

“Falë tyre neve sot jemi të lirë e që kjo datë dhe ky muaj është muaji i sakrificës, muaji i lavdisë, i kthesës së shqiptarëve ndërshekuj për liri. Ne si shqiptarë të Kosovës, falë UÇK-së në qershor të 99 arritëm të kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral për ne të gjithë që të jemi më afër njëri-tjetrit dhe bashkarisht ta ndërtojmë e zhvillojmë këtë vend, ashtu siç është më së miri dhe siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari.

Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Shpërndaje në: