“Jashtëtokësorët erdhën në tokë për të parandaluar luftën bërthamore”

“Jashtëtokësorët erdhën në tokë për të parandaluar luftën bërthamore”

Ish astronauti i NASA’s, Apollo 14, Edgar Mitchell, pasi u kthye nga Hëna në vitin 1971, nxori disa teori konspirative gjithnjë e më të çuditshme, kryesisht lidhur me jashtëtokësorët që vizitonin tokën. Në një intervistë për “Mirror Online”, ai thotë se jashtëtokësorët erdhën në tokë për të parandaluar një luftë bërthamore midis SHBA’së dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Në intervistë, ai i referohet strukturës së famshme të raketave të “White Sands” në New Mexico, ku bomba e parë atomike në botë – “Trinity” – u provua më 16 korrik 1945, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi.

“White Sands ishte një terren testimi për armët atomike – dhe kjo është ajo që jashtëtokësorët ishin të interesuar,” tha ai. “Ata donin të dinin për aftësitë tona ushtarake. Përvoja ime personale duke folur për njerëzit e ka bërë të qartë që jashtëtokësorët po përpiqeshin të parandaojnë një luftë globale dhe për të na ndihmuar në krijimin e paqes në tokë.”

Nuclear War On Earth

Në fund të fundit, ai ishte njeriu i gjashtë i cili kishte udhëtuar në Hënë nëpërmjet misionit Apollo 14. Ky ishte misioni i tetë i drejtuar nga programi Apollo dhe i treti që mbërrinte në sipërfaqen hënore.

Mitchell, së bashku me komandantin e tij Alan Shepard, kaloi më shumë se 30 orë në sipërfaqe, gjatë së cilës ata mblodhën 45 kilogramë mostër nga sipërfaqja hënore dhe kryen aktivitete të ndryshme shkencore.

Duke parë se njerëzimi nuk është aq larg sa të kuptojë ëndrrën e udhëtimit ndëryjor, a do të ishte aq qesharake të besohej Mitchell, një njeri shumë i suksesshëm, kur thotë se sekreti i vizitave të jashtëtokësorëve po fshehet nga raca njerëzore?/Periskopi/

Shpërndaje në: