Jashtëtokësori Haaland fundos PSG-në e superyjeve

Jashtëtokësori Haaland fundos PSG-në e superyjeve

Erling Haaland përsëri e ka shëndrruar veten në protagonist, derisa realizoi të dy golat në fitoren 2-1 të Borussia Dortmundit kundër PSG-së, të martën mbrëma.

Norvegjezi fillimisht realizoi në minutën e 69-të, pasi topi përfundoi në këmbët e tij me fat.

Gjërat u balancuan kur Neymar barazoi në minutën e 75-të, pas një superdepërtimi nga Kylian Mbappe, i cili asistoi për brazilianin.

Sidoqoftë, Haaland përsëri doli në skenë, kësaj radhe me një gol absolutisht spektakolar derisa vetëm sa nuk e shqeu rrjetën me një goditje nga distanca që përfundoi aty ku duhet.

Kështu Dortmundi bën një hap të madh drejt kualifikimit para ndeshjes së kthimit, që zhvillohet pas tre javëve në “Parc des Princes”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: