I jashtëzakonshmi Messi, ja sa gola ka shënuar për Barcën

Ylli argjentinas e ka arritur kuotën e 500 golave me gjigantin katalunas, pasi realizoi të dielën mbrëma, në fitoren 2:1 ndaj Sevillas, shkruan Zeri.info.
29 vjeçari shënoi golin jubilar në 592 ndeshje të zhvilluara me gjigantin katalunas, përfshirë këtu miqësoret, prej tyre, 469 gola në ndeshje zyrtare.
Messi tash është 105 gola përpara pozitës së dytë që e mban Paulino Alcantara, i cili kishte luajtur tek Barça në periudhën 1912-1927.