Java e ardhshme shumë e nxehtë, ja kur bien temperaturat

Java e ardhshme shumë e nxehtë, ja kur bien temperaturat

Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Mirëpo, të hënën, temperaturat në vendin tonë, si dhe në rajon, do ta arrijnë maksimumin.

Sipas të dhënave të fundit, dita e parë e javës së ardhshme pritet të jetë shumë e nxehtë, ku temperaturat në Kosovë do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Ndërkaq, në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë, temperaturat të hënën do të shënojnë 40 gradë celsius.

Edhe të martën do të jetë nxehtë, ndërkaq nga 12 korriku pritet freskim i motit dhe temperaturat do të sillen nga 27 deri në 29 gradë celsius.

 

Shpërndaje në: