Java e gjashtë vjen me super-ndeshje – Nxehtë pritet të jetë në “Fadil Vokrri”

Java e gjashtë vjen me super-ndeshje – Nxehtë pritet të jetë në “Fadil Vokrri”

Jave e gjashtë vjen me ndeshje interesante, ku përballja kryesore zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” – shkruan Periskopi.

Prishtine do ta pres në folën e saj ekipin kryesues të Superligës, Gjilanin.

Prishtina ndeshjen e fundit arriti  t’i marrë pikët e plota si mysafire e Trepçës 89’. Ndërsa, Gjilani vjen pas ecurisë fantastike prej 4 fitoreve radhazi.

Drita në Gjilan do e pres ekipin mitrovicas, Trepçën 89’. Minatorët shpresojnë që ta befasojnë njërën ndër ekipet më të mira në këtë sezon.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli do të udhëtoj te Dukagjini, skuadër kjo që ende nuk e ka shijuar golin.

Ferizaj do ta pres Drenicën, ndërsa Ballkani do të luajë me Vushtrrinë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Xhemail Ibishi’ ku Flamurtari e pret Llapin./Periskopi/

Shpërndaje në: