Java e Modës në Londër: 5 momentet më të rëndësishme!

Java e Modës në Londër: 5 momentet më të rëndësishme!

Duke përcjellë vrullin e New York-ut, Java e Modës në Londër vazhdoi të ndihmonte audiencën, si personalisht ashtu edhe në mënyrë dixhitale, të kuptonin më mirë trendet aktuale, si dhe të shpëtonin për pak nga aktualja edhe pse, nuk munguan maskat.

Këto janë pesë momentet më të rëndësishme nga sezoni pranverë 2021

#1 – Realiteti i Regjencës

Stilistja Simone Rocha rimendoi bukurinë e epokës së Regjencës. Mendoni kaçurrelat e buta dhe faqet e kuqe të Jane Austen, përmes një lenteje më moderne.

“Sfida ishte: ‘Si mund ta përkthej këtë në një mënyrë më moderne dhe të panjohur?’ ”, u shpreh një prej stilisteve, Cyndia Harvey.

#2 – Aksesori që vishet me çdo gjë

Erdem solli një nga shfaqjet dedikuar vetëm aksesorëve për flokët. Këtë sezon, mbizotëronte ngjyra e bardhë, me shirita dhe fjongo. Ju mund të filloni të shtoni që tani aksesorë të tillë, si pjesë të veshjes suaj.

#3 – Vitet ‘90

Nga flokët jeshilë neon te qerpikët blu, kishte një larmishmëri stilesh nga Charlotte Knowles. Ama, ajo që bëri dallimin mes të tjerash, ishin gjithë modelet vezulluese, të frymëzuara nga vitet ’90. Nga fluturat në trup deri te vijat abstrakte, krijimet e tij të bizhuterive të trupit, plot kristale vezulluese dhe perla me shkëlqim, ishin aksesorët më të veçantë.

#4  Maska e Fytyrës – “Ready Pout”

Java e Modës në Londër: 5 momentet më të

Jo pak herë është përmendur se si tashmë makeup-i do fokusohet tek sytë, për shkak të maskave, por Bora Aksu ofroi një zgjidhje edhe për këtë: Maska transparente!

Grimieri, Janeen Witherspoon, me qëllim i turbulloi skajet e buzës dhe dërgoi një meazh: “Nuk ka pse të jetë perfekte, kurrë, por sidomos tani.”

#5 – Vitet ’80

Java e Modës në Londër: 5 momentet më të

Rrobat “me shkëlqim kllouni” në Vivienne Westwood u përkthyen në një ndjesi bukurie të viteve ’80.

Shpërndaje në: