Javën e ardhshme, Vjosa Osmani udhëton në Amerikë te një Institut

Javën e ardhshme, Vjosa Osmani udhëton në Amerikë te një Institut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS, të cilët edhe kanë lëshuar njoftimin në lidhje me këtë ngjarje.

Fokusi i diskutimit do të jetë lidhur me të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues, përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe prioritetet e brendshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar.

Njoftim për vizitën e Presidentes Osmani në Institutin për Politikë të Jashtme SAIS e ka dhënë edhe ligjëruesi dhe moderatori i diskutimit, ish-diplomati amerikan Edward Joseph.

“I nderuar ta mirëpres Presidenten Vjosa Osmani derisa ajo viziton Institutin SAIS këtë të hënë”, ka njoftuar ai në Twitter.

Shpërndaje në: