Jeff Bezos fotografohet në Los Angeles me të dashurën, jahti në brigjet e Sarandës është për furnizim dhe shpëlarjen e depozitave të ujërave të zeza

Jeff Bezos fotografohet në Los Angeles me të dashurën, jahti në brigjet e Sarandës është për furnizim dhe shpëlarjen e depozitave të ujërave të zeza

Themeluesi miliarder i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, është fotografuar të martën duke ateruar në aeroportin e Los Angelesit me të dashurën e tij.

Ai dhe partnerja e tij shumë e përfolur, Lauren Sanchez, u panë duke mbërritur në Los Angeles me një avion privat prej 65 milionë dollarësh të martën, shkruan DailyMail.

Çifti u vu re ulur pranë njëri-tjetrit pranë një dritareje, ndërsa avioni po afrohej drejt bordit të zbritjes.

Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)

Miliarderi i “Amazon”, Bezos ishte i pari që doli nga aeroplani ndërsa Sanchez, e veshur me pantallona të bardha dhe bluzë të zezë, e ndoqi atë për në veturën përcjellëse.

Ndërkohë një ditë më pas, jahti luksoz i tipit “Flying Fox” me të cilin Bezos ka lundruar shumë herë është parë brigjeve të Sarandës mëngjesin e së mërkurës.

Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

Fotografitë e publikuara nga mediat në Shqipëri theksonin se jahti luksoz dhe miliarderi mund të gjendeshin potencialisht në trojet shqiptare për të blerë naftë pa akcizë.

Por mesa duket e vërteta qëndron se jahti në fjalë nuk është hera e parë që vjen në Sarandë, dhe se shkon atje çdo verë të furnizojë serbatorin dhe të shpërlajë depozitat e ujërave të zeza, dhe si i tillë i është dhënë me qira një agjencie turistike.

Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)

Përndryshe, Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 51 vjeçe të cilët aktualisht ndodhen në Los Angeles, filluan të takoheshin në vitin 2019, kur Bezos njoftoi se ai dhe gruaja e tij, MacKenzie Bezos, po divorcoheshin.

Sanchez, një reportere, ishte gjithashtu në mes të divorcit të saj me agjentin e talenteve të Hollywoodit, Patrick Whitesell.

Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)

Sanchez është fotografuar dy herë me një unazë në gishtin e fejesës që kur filloi të takohej me Bezos, edhe pse çifti nuk e kanë konfirmuar kurrë publikisht se janë të fejuar.

Udhëtimi i çiftit në Los Angeles vjen në mes të një beteje të nxehtë ligjore midis Bezos dhe NASA -s.

Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)

“Blue Origin”, kompania e fluturimit hapësinor të Bezos, kohët e fundit ngriti një padi kundër NASA-s, duke pretenduar se një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe hënore iu dha padrejtësisht rivalit Elon Musk, ‘SpaceX’ në fillim të këtij viti.

Padia, e paraqitur në Gjykatën Amerikane të Kërkesave Federale të hënën, është e vulosur, por sipas një depozitimi tjetër, ajo “sfidon vlerësimin e paligjshëm dhe të pahijshëm të propozimeve të NASA-s”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: