Jemi në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE – “Bad News Eagles” fitojnë ndaj ekipit rus, forZe

Jemi në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE – “Bad News Eagles” fitojnë ndaj ekipit rus, forZe

“Bad News Eagles” kanë arritur fitore ndaj ekipit rus, “forZe” në çerekfinalen e REPUBLEAGUE.

Ekipi shqiptar, bNE ka mposhtur forZe me rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e parë u luajt në mapin “Nuke”, ku Bad News Eagles fituan me rezultatin 16:9.

Ballafaqimi i dytë ishte në “Mirage”, ku u mposhtëm me rezultatin 12:16 nga ekipi rus, forZe.

E në ndeshjen vendimtare, Bad News Eagles fituan në Inferno dhe siguruan gjysmëfinalen e madhe të këtij kompeticioni.

Shpërndaje në: