Jemi të shqetësuar: Shefi i NATO-s flet për KFOR-in në Kosovë në konferencën për siguri globale

Jemi të shqetësuar: Shefi i NATO-s flet për KFOR-in në Kosovë në konferencën për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e prezencës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor duke përmendur kështu edhe roline tyre që kanë në Kosovë.

Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi që mbajti në Letoni, në konferencën për siguri globale, ”Pikëpamja e NATO-s drejt vitit 2030 e tutje”.

”Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në Ballkanin Perëndimor dhe prezencën e NATO-s aty që nga vitet e ’90-ta”.

”Kemi ndihmuar të përfundojmë dy luftëra etnike atë në Bosnjë Hercegovinë dhe më vonë atë në Kosovë e Serbi. Kemi prezencë domethënëse në Kosovë nëpërmjet KFOR-it dhe po ashtu në Bosnjë”.

”Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve, prandaj e mirëpresim që NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë për së afërmi në rajon sikur në Kosovë por edhe në Bosnje Hercegovinë”.

”Jemi të shqetësuar me retorikën e ndezëse të Milorad Dodik në Republika Srpska, mbështesim krejt angazhimet për të ulur tensionet dhe të vazhdojmë të ndihmojmë në rritjen e kapaciteteve për Bosnjën”.

Shpërndaje në: