Jeni alergjikë apo jeni ftohur? Si të dallojmë këto dy probleme shëndetësore nga njëra tjetra

Jeni alergjikë apo jeni ftohur? Si të dallojmë këto dy probleme shëndetësore nga njëra tjetra

Simptomat janë pothuajse identike, kështu që kërkuam për truket e panjohura për të ditur nëse vuani nga alergjitë ose nga një grip i momentit. Nëse keni rrjedhje dhe bllokim hundësh, ose keni teshtima dhe kollitje mendimi juaj i parë është se jeni ftohur. Nëse i dini mirë dallimet mes tyre jeni në gjendje të gjeni edhe metodën për t’u lehtësuar.

Kruarja: Një nga simptomat më të njohura të alergjisë është kruarje, e hundës, syve veshëve ose grykës.  Kjo ndodh nga një përbërës që lëshon trupi në momentin që është alergjik nga diçka.

Zgjat për një kohë të gjatë: Nëse simptomat zgjasin më shumë se 1 deri në 3 ditë atëherë ai nuk është i ftohur por alergji.  Kjo ndodh sepse kur jeni me grip trupi punon për të mposhtur bakterin dhe me kalimin e ditëve ndiheni më mirë.

Pra kur jeni duke kaluar një të ftohur keni lodhje, dhimbje koke, dhimbje fyti, ethe ndërsa kur jeni alergjikë ndaj diçkaje të caktuar jeni të prirur të kaloni në simptoma të tjera si kruarje të syve, teshtima dhe skuqe të lëkurës./Living

Shpërndaje në: