Jep dorëheqje aktivisti i hershëm i Vetëvendosjes në Drenas: E dhimbshme por e arriti pikun

Jep dorëheqje aktivisti i hershëm i Vetëvendosjes në Drenas: E dhimbshme por e arriti pikun

Nga partia e Albin Kurtit është larguar edhe aktivisti i hershëm nga Drenasi, Ramiz Halilaj.

Ai është shprehur i pakënaqur më veprimet e LVV-së, ndërsa ka listuar arsyet e dorëheqës së tij.

“Pra, atëherë kur nuk i priste askush në Drenicë, shtëpia ime ishte bazë, kur e morën pushtetin ata që më shanin e luftonin më larguan nga VV”.

Postimi i Halilajt:

E dhimbshme por e arriti pikun, pas sa e sa viteve aktivizëm i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga Drenasi, ka ardhur koha e respektimit të vetës sime, mosnënshtrimit ndaj ish strukturave të SHIK-ut të akomoduar në LVV.

Pra, atëherë kur nuk i priste askush në Drenicë, shtëpia ime ishte bazë, kur e morën pushtetin ata që më shanin e luftonin më larguan nga VV.

Nga sot më nuk do të jem pjesë e asnjë strukture të VV-së sepse jap dorëheqje nga gjitha strukturat.

Falenderojë nga zemra bashkëfshatarët e mi nga Tërdeci i Drenicës që asnjëherë të vetme nuk më lanë vetëm, ishin në përkrahje të vazhdueshme timen.

Kohët e vështira isha i rëndësishëm për ta, në pushtet e komoditet i padëshirueshëm!

Faleminderit për këtë kthim, faleminderit por duhet ta respektojë vetën time!

Shpërndaje në: