Jep dorëheqje drejtori i Agjensionit Kosovar të Privatizimit (AKP)

Jep dorëheqje drejtori i Agjensionit Kosovar të Privatizimit (AKP)

Valon Tolaj me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje.”, ka shkruar ai.

Valon Tolaj ishte emëruar në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh në nëntor 2018, pas shkarkimit të Ekrem Hajdarit.

Njoftimi i tij i plotë:

Miq e kolegë,

Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.

Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.

Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje.

VT

 

Shpërndaje në: