Jep dorëheqje, Mehdi Kozhani, hetuesi i Krimeve të Rënda – kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës

Jep dorëheqje, Mehdi Kozhani, hetuesi i Krimeve të Rënda – kishte punuar në rastet më të rënda të pasluftës

E enjtja e fundit e muajit nëntor 2023 ishte e fundit në detyrë për rreshterin Mehdi Kozhani.

Hetuesi i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, ka dhënë dorëheqje të enjten.

Rreshteri Kozhani ka vendosur të ndërrojë profesion. Nga nesër, ai do të ushtrojë funksionin e avokatit.

I punësuar në Policinë e Kosovës në vitin 2000, Kozhani ka punuar si hetues në Drejtorinë e Krimeve të Rënda nga viti 2005 deri më sot.

Ai është përfshirë si hetues në rastet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Ka punuar si hetues në rastin e ish-policit Triumf Riza, të Oliver Ivanoviqit dhe të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Së fundmi, rreshteri Kozhani kishte marrë pjesë në hetimet e rastit të rrëmbimit të biznesmenit Azem Morina, si dhe rastin Brezovica.

Nga 2014, ai ka ushtruar edhe pozitën e mbikëqyrësit të hetimeve në Policinë e Kosovës.

Para se të punësohej në Polici, Kozhani ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në luftën e viteve 1998-99.

Shpërndaje në: