Jep dorëheqje kryeministri, Sudani rrezikon ekzistencën si shtet

Jep dorëheqje kryeministri, Sudani rrezikon ekzistencën si shtet

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok ka dhënë dorëheqje pas një dite tjetër me protesta masive që e kanë trazuar kryeqytetin, Khartoumin.

Mijëra vetë marshkuan kundër një marrëveshjeje të re që kryeministri e kishte bërë për të ndarë pushtetin me ushtrinë, që kishte bërë puç në muajin tetor.

Me brohorima si “pushteti, popullit”, protestuesit kërkuan rikthim të sundimit të plotë civil.

Por, forcat ushtarake edhe njëherë tjetër u përgjigjën me forcë, duke i lënë të vdekur dy njerëz.

Vendimi i z. Hamdok për t’u dorëhequr e lë ushtrinë në kontroll të plotë të vendit.

Në një adresim televiziv, z. Hamdok tha që vendi ishte “në një pikë kthese të rrezikshme që kërcënon vet ekzistencën e tij”.

Kujtojmë që Sudani kishte provuar të kalonte në demokraci pas kryengritjes popullore për rrëzimin e liderit autoritar Omar al-Bashir në vitin 2019. /Periskopi

Shpërndaje në: