Jep dorëheqje ministri i Transportit në Shqipëri
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i ka paraqitur sot Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e tij nga detyr
Dorëheqja e ministrit Haxhinasto është konfirmuar nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave, ku theksohet se vjen për shkak të angazhimit të mëtejshëm në partinë që ai përfaqëson.
“Kryeministri e ka falënderuar ministrin Transportit dhe Infrastrukturës për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë në krye të kësaj ministrie pritet të emërohet Sokol Dervishaj, përsëri përfaqësues i Partisë Lëvizja Socialiste për integrim.



