Jeremic akuzon Vuciq’in: i ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB

Jeremic akuzon Vuciq’in: i ka premtuar perëndimit se do t’i sigurojë Kosovës ulësen në OKB

Ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka thënë se Aleksandar Vucic i ka premtuar perëndimit se do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB.

Pas protestave të pasukseshme për ta rrëzuar presidentin serb, kryetar i Partisë Popullore, po thotë se perëndimi nuk e do largimin e Vuçiqit, para se ky i fundit përmes marrëveshjes me Kosovën, t’i sigurojë asaj ulësen në OKB, përcjellë gazeta Metro.

“Perëndimi nuk e do largimin e Vucicit deri sa ai të realizojë premtimin e dhënëm e që është marrëveshja me Prishtinën që do t’i siguronte Prishtinës anëtarësimin në OKB”, ka thënë ai.

Sipas Jeremic, përmes delimitimit të kufirit në bazë të marrëveshjes, Serbia do ta humb përgjithmonë Kosovën.

Tash e disa muaj partitë opozitare në Serbi janë duke protestuar kundër Presidentit Serb, Aleksdander Vucic’it.

Shpërndaje në: