Jetlir Zyberaj: Deklarata e Speciales për ish-krerët e UÇK’së është e rrezikshme dhe budallaqe

Jetlir Zyberaj: Deklarata e Speciales për ish-krerët e UÇK’së është e rrezikshme dhe budallaqe

Këshilltar politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka komentuar punën e Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo gjykatë po akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin si udhëheqës të UÇK’së, se ata janë përgjegjës për vrasjen e civilëve serbë dhe kryerjen e krimeve kundër serbëve me qëllim të ndryshimit të demografisë së Kosovës për të ndikuar në negociatat për statusin final të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se kjo do të thotë se UÇK’ja ka bërë spastrim etnik kundër serbëve të Kosovës në mënyrë që të zvogëlojë numrin e serbëve për t’u bërë Kosova një shtet i pavarur.

“Në shqip do të thotë, UÇK -ja ka bërë spastrim etnik kundër serbëve të Kosovës në mënyrë që të zvogëlojë numrin e serbëve për t’u bërë Kosova një shtet i pavarur. Kjo nuk është vetëm deklaratë e rrezikshme, por edhe budallaqe, e rreme dhe manipuluese dhe në përputhje me atë që thonë Beogradi dhe Moska për UÇK -në dhe luftën në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj

Ai tutje e ka cilësuar këtë deklaratë si të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Ka pasur një diskutim për një kohë nëse të akuzuarit në Gjykatën Speciale janë atje si individë ose për shkak të rolit të tyre drejtues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Shumë kanë menduar se kjo Gjykatë është në interes të Kosovës. Madje edhe ata që janë atje.
Por në mesin e shumë dokumenteve që janë bërë publike, ky është dokumenti më tronditës.
Gjykata po akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin si udhëheqës të UÇK -së se ata janë përgjegjës për vrasjen e civilëve serbë nga UÇK -ja dhe kryerjen e krimeve kundër serbëve me qëllim të ndryshimit të demografisë së Kosovës për të ndikuar në negociatat për statusin final të Kosovës.
Në shqip do të thotë, UÇK -ja ka bërë spastrim etnik kundër serbëve të Kosovës në mënyrë që të zvogëlojë numrin e serbëve për t’u bërë Kosova një shtet i pavarur. Kjo nuk është vetëm deklaratë e rrezikshme, por edhe budallaqe, e rreme dhe manipuluese dhe në përputhje me atë që thonë Beogradi dhe Moska për UÇK -në dhe luftën në Kosovë.
Thjesht, një gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Kosovës po punon për narracionin e Serbisë dhe të Rusisë që synon të ndryshojë historinë e Kosovës dhe të delegjitimojë pavarësinë e Kosovës dhe luftën për liri.
Në gjuhën shqipe, ata që akuzohen atje po luftojnë për naracionin e Kosovës, dhe kjo duhet kuptuar.
Çdo gjë tjetër që thuhet në Prishtinë, është primitivizëm për polarizimin politik për ta parë historinë e Kosovës të dëmtuar.

Shpërndaje në: