Jevtiq: Numërimi i votave nga Serbia dukej sikur “Çernobil”

Jevtiq: Numërimi i votave nga Serbia dukej sikur “Çernobil”

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se presin një përgjigje zyrtare lidhur me procesin e numërimit të votave nga Serbia që është bërë me rroba speciale.

“Isha në Uashington dhe pamja nga Kosova me ato rroba nuk është pasqyrë e mirëseardhur në komunitetin ndërkombëtarë. Presim përgjigje zyrtare se për çfarë bëhet fjalë. Është një mesazh i keq për popullin serb në Kosovë. Votat që kanë arritur nga Serbia numëroheshin dhe dukej sikur të kemi të bëjmë me Çernobilin”, ka thënë Jevtiq.

“ Kjo nuk bëhet në shekullin 21. E kemi KQZ, ka pasë ankesa. Si kanë arritur këto vota unë nuk e di. Nëse diku ka pasë shkelje pse nuk janë refuzuar këto vota?.

“Nuk kam marrë vendim unë që të pranohem këto vota por KQZ”, ka thënë Jevtiq në intervistën ekskluzive të dhënë për Klan Kosova.

Jevtiq është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë.

“Taksat duhet të hiqen, janë të pakuptimta. Edhe Serbia nuk duhet ta bëjë këtë kampanjë [të tërheqjes së njohjeve]. Kjo është vendim i shtetit të Serbisë. Të dy  palët duhet t’i ndalojnë disa aktivitete”.

“Nëse duhet të hymë në dialog duhet të merremi vesh se çfarë duhet të bëjë secila palë. Tregimi i muskujve nuk është mënyrë e zgjidhjes së problemit. Duam të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, të mallit… Në Mini-Schengen duhet të përfshihet edhe Kosova”.

Shpërndaje në: