Jo, jo, jo: Projektligji i propozuar nga Vetëvendosja ‘djegë’ bukën e furraxhive

Jo, jo, jo: Projektligji i propozuar nga Vetëvendosja ‘djegë’ bukën e furraxhive

Lëvizja Vetëvendosje sot ka propozuar inicimin e projekligjit për caktimin e marzhës së fitimit për prodkuktet bazë: drithërat, kripa, sheqeri etj.

Mimoza Kusari, si shefe e deputetëve të VV-së, paraqiti këtë propozim sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, fjalë që më vonë, e shpërndanë Vetëvendosja në profilin e saj në Facebook, transmeton Periskopi.

“Në këtë kohë të krizës globale, me qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarëve tanë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozon që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, ato të cilat janë të përcaktuara edhe me ligjin e TVSh-së dhe të cilat janë në normën 8%. Në këtë listë të produkteve hynë; drithërat, kripa, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit, vaji për ushqim, vezët si dhe disa produkte tjera bazike. Është e nevojshme miratimi dhe draftimi me procedurë të shpejtuar për të sanuar efektet e rritjes së çmimeve dhe për të vendosur një kontrollë tek ata të cilët në situatë krize shfrytëzojnë mundësitë për të përfituar jashtë normave dhe etikës biznesore”

Gazetari Bekim Kabashi, thotë se me këtë, qeveria do t’ua vendosë krizën në barrën e sektorëve prodhues që ka vendi.

“Qeveria paska vendos që krizën të ua vë barrë atyre pak sektorëve prodhues që ka vendi. Në afat të shkurtër mund të kemi ulje të çmimeve. Më vonë mungesë të produkteve në treg, pasi këta prodhues do të ulin sasinë e prodhimit, për të ulur humbjet. Rrjedhimisht dëmtim të disa prej këtyre bizneseve të cilat do jenë në gjendje të mbijetojnë, e edhe falimentim të atyre s’do ta mund ta përballojnë këtë ngarkesë.  Milton Friedman i cili ka fituar nobelin për ekonomi, thotë se kontrolli i çmimeve vetëm sa shtyp simptomat e inflacionit por nuk është një ‘kurë’ për vetë ‘sëmundjen’ (inflacionin), në fakt është shumë më keq se vetë ‘sëmundja’”, shkruan Kabashi.

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish figura e rëndësishme e VV-së dikur, Shpend Ahmeti, thotë se ‘përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se vet inflacioni”.

Prandaj, jo jo jo – bërtet Shpendi.

“Jo jo jo! Përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni. Furrat nuk janë as monopole as oligopole që janë armiq të Kosovës të cilat duhen të luftohen. Intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurfare ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar. Profiti i furraxhive nuk është shkaktar i rritjes së çmimeve. Kjo është mu marr me simptomin jo me shkaktarin.  Targetimi i produkteve bazë bëhet me infuzion financiar ose përmes zvogëlimit të tatimeve ose përmes subvencionimit të produkteve të caktuara”, shkruan Ahmeti.

Kuvendi i Kosovës sot diskuton për rritjen enorme të çmimeve në vend. Kryeministri Kurti në fjalën e tij, tha se Kosova s’është e vetme në këtë situatë.

“Më lejoni të them se Kosova nuk është e vetme në këtë situatë të rritjes së çmimeve. Çmimet janë rritur globalisht, edhe për shkak të kufizimeve në zinxhirin e furnizimit. Pra, kryesisht kemi të bëjmë me inflacion të importuar, mbi të cilin ne si qeveri nuk është se kemi ndonjë mënyrë kontrolli apo ndikimi. Si qeveri kemi bërë maksimumin, që të sigurohemi se po i marrim masat e nevojshme për të arritur 3 qëllime kryesore: Të parandalojmë presionet inflacionare të brendshme, për aq sa mundemi; Të mbështesim ata që kanë më së shumti nevojë, dhe;Të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë të shfrytëzojnë këtë krizë për të trashur fitimet”, tha Kurti./Periskopi

 

Shpërndaje në: