Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara bëhen prindër për herë të parë

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara bëhen prindër për herë të parë

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara janë bërë prindër.

Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Çifti së fundmi mirëpritën djalin të cilën e kanë pagëzuar me emrin, River, zbuloi filmbërësi Victor Kossakovsky.

jatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, regjisori foli për Phoenix, i cili ishte producent ekzekutiv i dokumentarit “Gunda”.
“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka lindur një djalë i bukur i quajtur River”, ishte shprehur ai.

Emri është në nder të vëllait të ndjerë të Joaquin, River Phoenix, i cili ka ndrruar jetë në moshën 23-vjeçare, për shkak të mbidozës. Joaquin dhe Rooney Mara janë së bashku prej 4 vitesh, ndërsa shpallën fejesën në korrik të vitit që lamë pas.

Shpërndaje në: