“John Wicki” shqiptar – Plagos dy persona që ia shtypën qenin, arrestohet 43 vjeçari

“John Wicki” shqiptar – Plagos dy persona që ia shtypën qenin, arrestohet 43 vjeçari

Ibrahim Duda, 43-vjeçari i cili mbrëmjen e 24 prillit goditi me thikë dy vëllezërit adoleshentë me iniciale K.G. 18 vjeç dhe D. G., 16 vjeç është arrestuar ditën e sotme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar Dudës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kujtojmë se dy vëllezërit e rinj duke udhëtuar me makinë i shtypën qenin 43-vjeçarit dhe kaq ka mjaftuar që ai të nxjerrë thikën dhe të sulmojë dy të rinjtë.

Duda njihet si përdorues i drogave të forta, teksa është person me precedentë të mëparshëm penal pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.

Duda qëlloi 18-vjeçarin, por kur ndërhyri i vëllai i 18-vjeçarit, e goditi edhe atë me thikë. Pas kësaj Duda i arratis nga vendi i ngjarjes dhe arresti i tij u bë sot.

Shpërndaje në: