Johnson filmohet teksa bën pazar në marketin grek

Johnson filmohet teksa bën pazar në marketin grek

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet në Greqi. Në video të siguruara nga mediat greke , Johnson është filmuar në një  supermarket të  Nea Makri  teksa po bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndodheshin në market, ndërsa Boris Johnson u ka buzëqeshur dhe i ka përshëndetur miqësisht me dorë.

Boris Johnson pagoi për produktet që bleu vetë dhe pasi del nga supermarketi u fut në një nga automjetet e tij që e prisnin jashtë supermarketit.

Kujtojmë se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe se ata kanë një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë.

Shtëpia është e ndërtuar me arkitekturën tradicionale pelione dhe ka katër dhoma gjumi, tre tualete dhe një pishinë.

Shpërndaje në: