Johnson i jep lajmin e mirë Zelenskit përmes telefonit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri britanik Boris Johnson ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Britania e Madhe po bëhet gati që të dërgojë armë me rreze të gjatë në Ukrainë. Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky diskutuan mundësinë e dërgimit të armëve nga Britania e Madhe për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet nga sulmet ruse.

Dyshja folën përmes telefonit të enjten për nevojat ushtarake të Ukrainës dhe se si Britania e Madhe mund të mbështesë Ukrainën, thuhet në njoftimin e Downing Street.

“Udhëheqësit diskutuan zhvillimet në fushën e betejës dhe kërkesat e forcave të armatosura ukrainase, duke përfshirë sigurimin e armatimit me rreze më të gjatë për të parandaluar bombardimin e civilëve” tha një zëdhënës i Downing Street.