Johnson: Largimi i Rusisë nga ishulli është dëshmi që Ukraina po kundërpërgjigjet

Johnson: Largimi i Rusisë nga ishulli është dëshmi që Ukraina po kundërpërgjigjet

Vendimi i Rusisë për të braktisur ishullin strategjik në Detin e Zi është dëshmi për aftësinë e Ukrainës për t’u kundërpërgjigjur, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Nëse ju keni pasur nevojë për dëshmi të aftësisë së mahnitshme të Ukrainës për të luftuar dhe për të përzënë rusët, atëherë shikojeni se çfarë ndodhi sot në Ishullin e Gjarprit, ku Rusia u detyrua të largohet”, tha Johnson në një konferncë për media në Samitin e NATO-s në Madrid, shkruan BBC.

“Në fund, do të vërtetohet se është e pamundur për Putin për të nënshtruar një vend që nuk do të pranojë sundimin e tij”, u shpreh ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: