Johnson vlerëson lart Samitin e NATO-s: Tejkaloi të gjitha pritshmëritë

Johnson vlerëson lart Samitin e NATO-s: Tejkaloi të gjitha pritshmëritë

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka vlerësuar samitin e javës së kaluar të NATO-s të në Madrid si jashtëzakonisht të suksesshëm.

Ai tha se takimi i liderëve perëndimorë kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë në drejtim të ruajtjes së unitetit dhe do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet, shkruan Sky News.

“Kjo duhet të shpërthejë mitin se demokracive perëndimor, u mungon fuqia qëndruese për një krizë të zgjatur”, tha ai.

Kryeministri britanik paralajmëroi se nëse presidenti rus, Vladimir Putin  nuk ndalet me sulmet në Ukrainë, ai  siç u shpreh do të gjejë objektiva të tjerë

Shpërndaje në: